Tiranë, atentat me 4 plumba biznesmenit Hikmet Kotorri

Të tjera rreth shkrimit Më 24 mars iu vu eksploziv, makinës së shokut të tij VIDEO/ Eksploziv, makinës së bosit të betonit me 24 mars
TIRANE - Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 pranë rrugës "Besnik Sykja". Viktima quhet Hikmet Kotorri, 45 vjeç dhe ka qënë duke hyrë në banesën e tij kur është qëlluar me katër plumba, por dy prej tyre e kanë kapur dhe i kanë shkaktuar vdekjen; pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spital nga banorë të zonës, ai ka vdekur rrugës për atje.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe autorët. Autorët i kishin ngritur pritë dhe qenë larguar nga vendngjarja. Dyshohet se atentati është kryer nga më shumë se një person.
Gazetari Arsen Rusta njoftoi nga vendngjarja se Hikmet Kotorri me origjinë nga Përmeti njihej si biznesmen ndërtimi i kompanisë "Kotorri - SL"sh.p.k. Policia dyshoi paraprakisht se vrasja ishte kryer me pagesë. Arma e zjarrit e përdorur, pistoletë. Policia shoqëroi mbrëmë rreth 30 persona për verifikim.
Një muaj më parë, një mikut të tij të ngushtë i është bërë atentat me eksploziv të telekomanduar brenda në makinë, që shpërtheu pranë Kopshtit Botanik. Kotorri është thirrur për të dëshmuar por vetë nuk ka denoncuar se ka pasur kërcënime.
KUSH ESHTE FIRMA "KOTORRI - SL" sh.p.k
Në internet ndodhet website i kompanisë "Kotorri – SL" sh.p.k., në cilën thuhet se:
"Kotorri-Sl.sh.p.k u themelua ne qershor te vitit 2008 ne qytetin e Tiranes. Iniciativa e Investitorit te kesaj shoqerie Z. Hikmet Kotorri, vjen nga nje eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit si ortak edhe ne dy shoqeri te tjera “Hapsira-X” sh.p.k. dhe “Destaxhei” sh.p.k. qe prej vitit 2005.
Kjo ka sjelle besimin e plote per te krijuar nje treg te qendrueshem ne kete sektor, duke perforcuar perkujdesjen ndaj realizimit te projekteve konform standarteve nderkombetare te ndertimit.
Lajm i përditësuar
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)