E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vritet sot në mbrëmjebiznesmeni i ndërtimit, Kotorri

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ "A1 Report!" njofton nga vendi i vrasjes Më 24 mars iu vu eksploziv, makinës së shokut të tij TIRANE - Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sonte në orën 21:00 pranë rrugës "Besnik Sykja". Viktima quhet Hikmet Kotorri, 45 vjeç. Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe autorët.

Hikmet Kotorri me origjinë nga Përmeti njihet si biznesmen ndërtimi i kompanisë "Kotorri - SL"sh.p.k.  Policia dyshon se vrasja është me pagesë. Arma e zjarrit është pistoletë. Ai ka qënë duke hyrë në banesën e tij.

Një muaj më parë, një mikut të tij i është bërë atentat me eksploziv të telekomanduar brenda në makinë, që shpërtheu pranë Kopshtit Botanik. Kotorri është thirrur për të dëshmuar por vetë nuk ka denoncuar se ka pasur kërcënime.

KUSH ESHTE FIRMA "KOTORRI - SL" sh.p.k

Në internet ndodhet website i kompanisë "Kotorri – SL" sh.p.k., në cilën thuhet se:

"Kotorri-Sl.sh.p.k u themelua ne qershor te vitit 2008 ne qytetin e Tiranes. Iniciativa e Investitorit te kesaj shoqerie Z. Hikmet Kotorri, vjen nga nje eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit si ortak edhe ne dy shoqeri te tjera “Hapsira-X” sh.p.k. dhe “Destaxhei” sh.p.k. qe prej vitit 2005.

Kjo ka sjelle besimin e plote per te krijuar nje treg te qendrueshem ne kete sektor, duke perforcuar perkujdesjen ndaj realizimit te projekteve konform standarteve nderkombetare te ndertimit.

Lajm i përditësuar

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›