Tiranë, atentat me 7 plumba ish boksierit Adrian Levanti
TIRANE - Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Tirane tek zona e Unazës së re rreth orës 00:00 të së premtes (26.04.2013). Viktima është ish boksieri Adrian Levanti. Autorët e krimit e kanë ndjekur deri në katin e shtatë të palati ku ai banonte (në foto) dhe më pas e kanë qëlluar me 7 plumba pistolete.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar Z.Gjini dhe e ka shpallur atë në kërkim. Sipas bluve të Tiranës vrasja dyshohet se është kryer për motive hakmarrje para disa ditësh vëllai i viktimës Adrain Levanti ka plagosur një person.
Adrian Levanti ishte një person me precedentë penal para disa vitesh është dënuar me burg për grabitje dhe ka dalë nga burgu kohët e fundit.
Gazetari i A1 Report Arsen Rusta informon se banorët e pallatit ku ndodhi vrasja pasi kanë dëgjuar të shtënat e pistoletës janë tmerruar dhe se ata janë mes panikut dhe frikës.
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)