Tiranë, atentat me 7 plumba ish-boksierit
TIRANË - Atentat me armë zjarri në Tiranë ku ka mbetur i vdekur ish-boksieri, Adrian Levanti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ‘Unazës së Re’ mesnatën e sotme.
Vrasja mësohet se ka ndodhur në katin e shtatë të një pallati. Vetë Levanti banonte në katin e dytë të të njëjtit pallat, por u detyrua të ngjitej në katin e sipërm pasi po ndiqej nga autorët.
Policia ka ngritur pistat e para të kësaj ngjarje të rëndë, duke hedhur dyshime se ajo ka ndodhur për motive hakmarrje. Kjo pasi para disa ditësh vëllai i viktimës ka plagosur një person. Ngjarja ka tmerruar banorët e pallatit, një pjesë e të cilëve kanë dalë jashtë të alarmuar.
Ndërkohë në vendngjarje ka forca të shumta policie, ndërsa kjo e fundit ka shoqëruar dhjetëra dëshmitare dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se kanë qenë dy persona,e me sakte dy vëllezër që mund ti kenë kryer atentat ish-boksierit. Por për arsye hetimi nuk jepen shumë të dhëna për identitetet e tyre.
News 24 ka mundur të mësoje vetëm inicialet e njërit prej autoreve të dyshuar Z.Gjini.
(ar.ku/BalkanWeb)