E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, atentat me armë zjarri 33-vjeçarit, plagoset vajza me të

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANË - Ekzekutohet me armë zjarri një 33 -vjeçar te rruga "Irfan Tomini” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe nga burimet e para mësohet se viktima, Elidon Safeta është qëlluar me silenciator me katër plumba në çastin e krimit dhe ka mbetur i vdekur në vend, pa mundur t'i jepet një ndihmë mjeksore.

Siç bën të ditur gazetari i "A1 Report", Arsen Rusta nga terreni, në makinën ku ai gjendej,  tip Benz, me targa Belge 9 AMG 065 Safeta ka qenë i shoqëruar nga e fejuara e tij 20 vjeçe, e cila ka mbetur edhe ajo e plagosur dhe është transportuar më pas në Spitalin Ushtarak.

E plagosura pas një ndërhyrjeje të shpejtë kirurgjikale ka dalë nga rreziku për jetën, edhe pse mbahet ende në reanimacion.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, vajza ka ulërirë për ndihmë, teksa ka parë që Elidoni vdiq në duart e saj. 

Bëhet e ditur se viktima dhe e plagosura janë qëlluar nga dy vetë mbi motor, të cilët kanë qenë me kokore në momentin e krimit dhe kjo e vështirëson punën e policisë. Të shtënat u dëgjuan në gjithë zonën, duke shkaktuar panik.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi autorët, ende të paidentifikuar dhe shkaqet e vrasjes.  

Pistat e mundshme të shkaqeve të vrasjes sipas policisë dyshohet se janë një sherr banal, larje hesapesh, dhe një konflikt i para pak kohësh ku dyshohet se 33 vjeçari ka plagosur një person me armë.

Në çastet kur mbërriti karrotreci për të transportuar makinën e viktimës një vajzë e re, me sa u kuptua motra e viktimës, ka kaluar shiritin e rrethimit të policisë dhe ka vrapuar me ulërima drejt vëllait të vrarë. "Ç'më bëri vëllai mua!", ulërinte e motra.

Ndërkohë policia ka marrë në pyetje dëshmitarët e parë, fqinjët dhe ka arritur të krijojë një identikit të autorëve. Viktima Safeta mësohet se ka jetuar mjaft vite jashtë vendit dhe ka qenë person me precedent penal si brenda dhe jashtë vendit.  

(Në foto: Policia dhe ambulanca në vendin e krimit). 

(Në foto: Ekspertët e policisë në vendngjarje). 

(Në foto: Motra e viktimës, duke vrapuar drejt trupit të vëllait, duke kaluar kordonin e policisë). 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›