E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane digjen pronat e zyrtarit te PS

Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e së enjtes në Tiranë banesën dhe biznesin e një shtetasi, për fat të mirë pa shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale.

Nga informacionet e para policore rezulton se ambjentet e dëmtuara janë pronë e shtetasit Shefqet Kajmaku, kryetar i Partisë Socialiste në Prezë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë shuar flakët dhe pas mbikëqyrjes kanë deklaruar se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi në vendngjarje janë gjetur gjurmë benzine. Pritet që agjentët e policisë që hetojnë ngjarjen të marrin në pyetje pronarin e godinave, për të zbuluar nëse ka apo jo armiqësi apo konflikte me persona të tjerë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›