Kylie Minogue dekolte dhe forma tunduese në Kanë (FOTOT)

E hijshme me fustan të gjatë ngjyrë kremi të Roberto Cavalli dhe me një dekolte seksi, këngëtarja Kylie Minogue është paraqitur në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Kanë, për premierën e “Les Salauds” film i Claire Denis.
Fotografët ishin të gjithë të përqendruar mbi të, teksa kjo e fundit me një buzëqeshje rrezëllitëse bëri për vete gjithë objektivët, duke treguar super sensualitet.
Minogue ishte kumbara e filmit së bashku me Vincent Lindon dhe Chiara Mastroianni.
Me pamjen e saj ajo mahniti, për finesën dhe thjeshtësinë në të njëjtën kohë./Indeksonline/