Lazarat, kapen 140 kg kanabis, 'Hallouin' në Tiranë sekuestron 120 kg
TIRANE-Dy operacione antidrogë në vend gjatë orëve të vona të së shtunës duke zbardhur dita e dielë kanë mundur të sekuestrojnë sasi të mëdha hashashi. Operacioni në Tiranë mundi të sekuestrojë 120 kg kanabis sativa dhe të prangosë 4 petrsona, disa me cështje penale të mëparshme për trafik droge. Ndërsa në Lazarat u kap një sasi prej 140 kg kanabis ndërsa u prangos një person, kurse një tjetër u shpall në kërkim.
Tirane
Plot 120 kg kanabis sativa janë sekuestruar gjatë orëve të vona të së shtunës, ndërsa janë vënë në pranga 4 persona, posedues të lëndës narkotike.
Policia e Tiranës bëri të ditur se antidroga në kuadër të operacionit policor të koduar “Hallouin” arriti në sekuestrimin e një sasie prej 120 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa. Në pranga gjatë operacionit kanë rënë shtetasit,
Shkelzen Hajdari, 32 vjec, banues në Qafzotaj Durrës, i dënuar në shtetin Grek për trafik lëndësh narkotike, Aleksander Kola (Dedukaj), 32 vjec, banues në Dushnez Tropojë, i dënuar më parë në shtetin Grek për trafik lëndesh narkotike, Eqerem Hoxha, 56 vjec, banues në Qafzotaj Durrës, Maliq Memo, 54 vjec, banues në Shijak Durrës,
Dyshohet se këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe “Armëmbajtjes pa leje”.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative të Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Kryeqytetit u arrit kapja e tyre në afërsi të fshatit Pezë Helmës në Tiranë, përgjatë momenteve të transportimit të lëndës narkotike prej 120 kg, me dy automjete, tip Mitsubishi Pajero.
Në sajë të një hetimi intensiv disa mujor u arrit goditja në kohë e kësaj linje shpërndarje me shumicë dhe tregëtimi, lëndë e cila vinte nga qyteti i Durrësit me qëllim më pas tregëtimin e saj në Kryeqytet.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Mitsubishi Pajero”, u gjendën e 19 thasë të mbushur me bimë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, me peshë 120 kg.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Shkëlzen Hajdari, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë Zastava model- 54, me nje karikator dhe 9 fishekë, dy automjete si dhe një shumë parash të cilat janë përfituar nga kjo veprimtari,
Materialet në ngarkim të 4 shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.
Kjo është sasia e dytë e drogës e madhe sekusteruar në Tiranë në harkun kohor brenda 3 ditësh. Më 27 Tetor një sasi prej 150 kg kanabis sativa u sekuestruan pranë Rinasit mesnatën e së mërkurës dhe orët e para të mëngjesit të së enjtes. Policia e Tiranës bën të ditur se droga është sekuestruar në 3 makina të cilat vinin nga Kruja drejt Tiranës. Gjashtë persona u vunë në pranga, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit të koduar "Eskorta".
LAZARAT KAPEN 140 KG MARIJUANE
Një tjetër sasi lënde narkotike është sekuestruar në Lazarat. Operacioni i policisë i koduar “Vesa e mëngjesit” ka vënë në pranga një adoleshent me inicialet M.H, 17 vjeç, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Nga të dhënat e para mësohet se policia kishte marrë informacion paraprak për një sasi droge që do transportohej me makinë nga Lazarati në Sarandë, dhe kishte ngritur postbllok. Në momentin kur kanë parë makinën e policisë, trafikantët e kanë goditur, dhe më pas kanë braktisur makinën në tentativë për tu arratisur. Policia ka arritur të ndalojë njërin ndërsa shoku i tij ka arritur të largohet duke përfituar nga errësira.
(d.b/BalkanWeb)