Tiranë, e përplas makina, humb jetën kalimtari

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti vetëm pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Institutit Bujqësor, ku një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ndërkohë forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.