E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane eksploziv makines se ish-punonjesit te bashkise

Një shpërthim i fuqishëm ka shkatërruar thuajse plotësisht automjetin e një ish-punonjësi të Bashkisë së Tiranës.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të ditës së martë. Sipas policisë së kryeqytetit, shpërthimi është regjistruar rreth orës 02:00 në rrugën “Ali Demi”. Sasia e eksplozivit ishte vendosur në automjetin tip “Volkswagen” me targa TR 4077 L në pronësi të shtetasit A.Z, ish-punonjës i Bashkisë së Tiranës. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të plagosur, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve të saj. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›