Tiranë, ekzekutohet ish-shefi i komisariatit nr. 6 Dritan Lamaj

Të tjera rreth shkrimit FOTO/ VIDEO-Atentati rreth orës 18:30 Kryekomisari i ekzekutuar sot, 20 vjet në polici Rama: Edhe një komisar i vrarë në mes të Tiranës
TIRANE - Ish shefi i komisariatit nr 6, aktualisht oficer policie në Drejtorinë e Policisë së Shtetit u ezkekutua me breshëri automatiku. Kryekomisari Dritan Lamaj u ekzekutua rreth orës 18:30 në rrugën "Ibrahim Dervishi", pranë zonës së njohur si "Vasil Shanto", në rrugicën përpara KESH-it, kur Lamaj po parkonte makinën dhe do të dilte nga mjeti për t'iu drejtuar banesës së tij.
Një bresheri plumbash janë goditur në drejtim të 41 vjeçarit dhe shenjat e plumbave, të shumta në numër duken edhe në xhamat e makinës, tip Lança, TR 2564N . Lamaj ndërroi jetë disa momente më vonë rrugës për në Spital Ushatarak.
Rreth orës 18: 50 Arsen Rusta, gazetari ynë nga vendi i ngjarjes informonte se mbi ish-shefin e komisariatit dyshohet se janë derdhur mbi 15 plumba automatiku. Hetimet paraprake mendohet se mund të kenë qenë dy persona të cilët kanë shtënë mbi kryekomisarin dhe më pas janë larguar duke përfituar nga errësira .Më vonë gazetari ynë Arsen Rusta informoi se deri tani nga Prokuroria e Përgjithshme ishin marrë në pyetje mbi 20 dëshmitarë të cilët kishin dëshmuar se autorët kanë qenë të hipur në një makinë tip BMW me targa Durrësi.
"Autorët kanë qenë të maskuar dhe hipur në makinë tip BMW me targa Durrësi. Ata kanë ndjekur Dritan Lamaj për një farë kohe dhe kanë gjetur momentin kur ka ndaluar makinën për ta parkuar, autorët kanë hapur dritaren e makinës dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Gazetari Arsen Rusta informon se në momentin kur kanë shtënë me armë, makina ka pasur ende dritat e ndezura. Mbi 100 postblloqe janë ngritur në të gjithë Tiranën, ndërkohë që në operacion janë përfshirë edhe forcat speciale, ndërsa në gatishmëri është policia e Tiranës dhe të gjitha komisariatet e saj.
Policia e Tiranës përmes një deklarate për mediat bëri të ditur se vë në dispozicion një shumë prej 100 mijë dollarësh për çdo informacion që mund të çojnë në zbulimin dhe më pas në arrestimin e autorëve. Sipas policise dyshimet e para flasin për një atentat mafioz për shkak të detyrës për një periudhë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit.
Dritan Lamaj ishte i martuar dhe babai i një vajze minorene.
(Foto: Alma Lamaj, nusja e kryekomisarit në vendin e ngjarjes )
RAMA: EDHE NJE KRYEKOMISAR I VRARE
Ora 21: 50 Kryetari i PS-së reaagon në Twiiter. “Edhe nje komisar i vrare! Ne mes te Tiranes. Sa jete policesh do kushtoje ende tradhetia e pushtetit ndaj Policise? #RILINDJE”
(Foto: Edi Rama ne Twitter)
PROKURORIA PYET 20 DESHMITARE, AUTORET TE MASKUAR DHE ME MAKINE
Ora 21: 38 Gazetari ynë Arsen Rusta informon se deri tani nga Prokuroria e Përgjithshme janë marrë në pyetje mbi 20 dëshmitarë të cilët kanë dëshmuar se autorët kanë qenë të hipur në një makinë tip BMW me targa Durrësi.
"Autorët kanë qenë të maskuar dhe hipur në makinë tip BMW me targa Durrësi. Ata kanë ndjekur Dritan Lamaj për një farë kohe dhe kanë gjetur momentin kur ka ndaluar makinën për ta parkuar, autorët kanë hapur dritaren e makinës dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Gazetari Arsen Rusta informon se në momentin kur kanë shtënë me armë, makina ka pasur ende dritat e ndezura.
DEPUTETI I PS-se NE VENDIN KU U EKZEKUTUA DRITAN LAMAJ: VRASJA MAFIOZE
Ora 21:12 Deputeti socialist Paulin Sterkaj ishte në vendin ku ndodhi vrasja. Në një prononcim për Tv A1 REPORT! Sterkaj tha se kjo vrasje “konfirmon pasigurinë në vend”.
“Tre komisarë u zhdukën në mënyrë mafioze. Kjo tregon siguri nuk ka më në këtë vend. Ka ardhur koha të bëjmë një reformë në radhët e policisë, sot vdiq kryekomisari nesër mund të kemi vrasje të tjera”- tha deputeti Sterkaj duke e quajtur vrasjen “tipike mafioze”
SHEMSI PRENCI: PREJ 2 VITESH SHTETI KA HUMBUR KONTROLLIN MBI KRIMINELET
Ora 21:08 Ish drejtuesi i policisë, në Dibër dhe ish drejtor i Forcave Speciale në Policinë e Shtetit Shemsi Prençi shprehu keqardhjen dhe tha se politikat që po ndiqen për largimin dhe emërimet në polici është e gabuar.
“Uroj të mos jenë konflikte për shkak të detyrës. Politikat që po ndiqen në emërimet dhe largimet e policië është tejet e gabuar. Nëse janë të tilla shteti duhet të ndërmarrë një reformë dhe organizim tjetër për të fituar luftën mbi krimin...
Policia e shtetit ka 2 vite që e ka humbur kontrollin mbi luftën e egër nga kriminelet dhe është gjallëuar së tepërmi gurpi i kriminelëve në luftë kundër shtetit.”- tha Prençi. Ai shtoi se “e kam njohur persnalisht, ishte një oficer aktiv në luftën e krimit. Nuk di të ketë pasur konflikte të këtij karakteri sa t’i zbrazet një automatik për t’i marrë jetën.
POLICIA DEKLARATE PER VRASJEN
Ora 20:24 Sot, eshte vrare me arme zjarri punonjesi i policise se Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, Kryekomisar Dritan Lamaj, 41 vjec, me banim ne Tirane.
Menjehere ne vendngjarje shkuan sherbimet e policise, strukturat per krimet e renda te Policise se Shtetit, u formua nje grup i posacem hetimor, te cilet aktualisht po kryejne veprimet e para proceduriale duke mbledhur dhe administruar te gjitha provat e vlefshme per ngjarjen.
Ne lidhje me kete ngjarje te rende, Policia e Shtetit, vendos ne dispozion shumen e parave prej 100 mije Dollare per cdo person i cili jep informacion te vlefshem ne drejtim te indetifikimit te autorit, ne cdo rast duke ruajtur anonimatin.
Per cdo informacion ne drejtim te identifikimit dhe kapjes se autorit do t’ju informojne ne vijimesi
100 POSTBLLOQE NE TE GJITHE TIRANEN
Ora 20:20 Mbi 100 postblloqe janë ngritur në të gjithë Tiranën, ndërkohë që në operacion janë përfshirë edhe forcat speciale të policisë.
(Foto: Makina e Dritan Lamaj)
EKSPERTET E POLICISE HEQIN MAKINEN NGA VENDI I NGJARJES, DO EKZAMINOHET
Ora 20:00 Ekspertët po heqin automjetin nga vendi i ngjarjes për t’u ekzaminuar. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi automjetin e kryekomisarit të vrarë, si dhe telefonin celular të tij. Nderkaq grupi hetimor sekuestroi edhe pamjet e kamerave të sigurisë së disa prej bizneseve në zonen ku ndodhi krimi i rëndë.
(Foto: Eugen Beci prokurori i krimeve të Rënda në vendin e krimit, ku u vra Dritan Lamaj)
POLICIA: 100 MIJE DOLLARE PER CDO INFORMACION
Ora 19: 59 Policia e Tiranës informon se vë në dispozicion një shumë prej 100 mijë dollarësh për çdo informacion që mund të çojnë në zbulimin dhe më pas në arrestimin e autorëve.
Dyshimet e para flasin per nje atentat per shkak te detyres per nje periudhe 20-vjeçare ne Policine e Shtetit. Prokurorët e Krimeve të Rënda Eugen Beci e Besnik Muçi ndodhen në vendin e ngjarjes. Vrasësit dyshohet të jenë larguar me motor.
DRITAN LAMAJ KONFLIKTE NE SHTATOR 2012
Ish-shefi i Komisariatit nr 6 në Tiranë, Dritan Lamaj njihet si një person që në kohën që ka qenë në detyrë ka pasur përplasje me disa biznese në zonën e Kombinatit. Në muajin shtator të vitit 2012 biznesmeni Arben Frroku e ka akuzuar publikisht Lamajn se kishte përdorur dhunë ndaj personit të tij. Dritan Lamaj ka dhunuar egërsisht me grushta dhe shkelma biznesmenin Arben Frroku në rrugë, pranë biznesit të tij në Kombinat. Nga brenda ambienteve, në prani edhe të gazetarëve dhe avokatit, vetë oficeri Lamaj e ka kërcënuar biznesmenin duke i thënë se “Unë do të iki nga ky post, por ty do të të jap plumbin.
(Foto: Dritan Lamaj me uniformën e policisë dhe makina e copëtuar nga plumbat)
Dritan Lamaj, është kryekomisari i tretë i vrarë brenda disa muajsh, pas vrasjes së shefit të komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj, shefi i komisariatit të Burrelit Musa Skura. Dy kryekomisarët e fundit u vranë gjatë një operacioni policor.
(Video: Ja ku ndodhi vrasja e Dritan Lamajt)
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)