E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane fillon zgjedhja e administratoreve te pallateve

Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me qytetaret ka ngritur asamblene e pare te nje pallati ne njesine bashkiake numer 5 ne Tirane.

Sipas kryetarit te bashkise Edi Rama ky eshte shembulli i pare i cili se shpejti do te pasohet edhe nga te tjere per futur ne rrugen e duhur administrimin e perbashket te ndertesave.

Ne boten e qyteteruar demokratike jane probleme qe zgjidhen nga komuniteti mbi bazen e nje dakordesise ne menyre qe ambienti te jete i paster qetesia te jete e garantuar dhe sot ne organizojme asamblene e pare te nje godine duke i hapur rruge administrimit te perbashket tha Rama.

Banoret e ketij pallati pasi kane rene dakort per te ngritur asamblene per administrimin e godines se tyre e regjistrojne ate prane strukturave te bashkise ku dhe konfrimohet zyrtarisht konstituimi i kryesise cka garanton funksionimin e saj. Ne kryeqytet numerohen gjithsej rreth 8000 shkalle apartamentesh qe do tu duhet te ngrene asamblene tyre nderkohe qe deri me tani kane nisur depozitimi i kerkesave te para ne bashki.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›