Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një 18-vjeçari, dyshohet nga overdoza
Trupi i pajetë i një 18-vjeçari është gjetur paraditen e sotme në zonën e Alliasit në kryeqytet.
Sipas policisë viktima është identifikuar si 18-vjeçari Fatjon Kora i cili dyshohet se ishte përdorues droge.
Trupi i pajetë i të riut u gjet pranë një pallati nga banorët të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Dyshohet se 18-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e një overdozë ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.