E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gjendetnjë foshnje e hedhurpranë mbeturinave

TIRANë- Trupi i pajetë i një foshnjeje është gjetur mbrëmjen e sotme i hedhur në një vend ku grumbulloheshin mbeturinat, në rrugën “Mahmut Allushi” në kryeqytet.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, nga të dhënat e para mësohet se foshnja është vetëm pak ditëshe. Pista mbi të cilën mund të ngrihet hetimi është braktisja e foshnjës nga prindërit, por vetëm pas analizave mjeko-ligjore do të mësohen edhe shkaqet e vdekjes së foshnjes.

Trupi i pajetë pritet të dërgohet drejt morgut të Tiranës. Nuk është rasti i parë që gjenden foshnje të vdekura dhe të hedhura në koshe mbeturinash.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›