E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, gjykata lë të lirë një nga tre kërcënuesit e Ramës

Gjykata e Apelit ka lënë të lirë një nga tre personat të cilët kërcënuar kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Apeli ka lënë të lirë Afrim Kicën i cili më pas është liruar në sallën e gjyqit.
 

Afrim Kica, Luan Rami dhe Fatos Rami u arrestuan nga policia në 30 janar pasi kanë tentuar t`i bëjnë atentat kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
 

Sipas policisë atentati që do t`i bëhej kryetarit të opozitës gjatë protestës homazh të 28 Janarit ndërsa gjithçka ka nisur ditën e demonstratave të 21 janarit, ku të arrestuarit Luan Rami nga Burreli, por me banim në Tiranë, i është dëmtuar makina dhe për këtë ai i ka dërguar sms kërcënuese kreut të PS-së Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›