E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabitet 45-vjeçari, policia shoqëron tre persona

Gazeta Shqip

Një tjetër grabitje me dhunë shënohet në Tiranë, në zonën e liqenit artificial. Dy ditë pas vrasjes së Fatbardha Tafës gjatë tentativës për grabitje, krimi i rrugës ka shënuar sërish, por kësaj radhe fatmirësisht pa viktima.

Mësohet se një 45-vjeçar është grabitur nga tre persona, të cilët kanë arritur ti marrin rreth 10 mijë lekë nën kërcënimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në një nga lokalet e zonës së liqenit artificial.

Pas denoncimit, policia është vënë në lëvizje dhe vetëm 30 minuta më pas deklarohet se janë shoqëruar tre persona, ku njërit prej tyre i është gjetur dhe një thikë. Ata janë duke u marrë në pyetje dhe pritet që hetimi të faktojë nëse ata janë tre autorët e grabitjes së sotme.

9 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, grabitet 45-vjeçari, policia shoqëron tre persona burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›