Basha shkarkon kreun e Policisë Bashkiake, Florenc Hoxhën
Tiranë- Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka shkarkuar sot nga detyra e drejtorit të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxhën, për ta transferuar atë në krye të të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik.
Ndërkohë në krye të Policisë Bashkiake është emëruar kreu i Qarkullimit Rrugor, Vullnet Topalli.
Burime nga Bashkia e Tiranës bënë të ditur se Hoxha është shkarkuar nga detyra me vendim të kryebashkiakut Basha, ndërsa mësohet se ai do të zerë vendin e Arben Nokës, në krye të Inspektoriatit Ndërtimor, i cili u lirua nga detyra.
Florenc Hoxha qëndroi në krye të Policisë Bashkiake që nga prilli i këtij viti, ndërkohë që më parë ka qënë shefi i komisariatit Nr. 3 të Tiranës.
Hoxha ka qënë në qëndër të vemendjes, shpesh herë edhe te akuzave, për aksionet e bujshme të Policisë Bashkiake nën drejtimin e tij, siç ishin ndalimi i romëve të shfrytëzojnë mbeturinat, apo aksionet për lirimin e hapsirave publike.
Pak javë më parë Aleanca Kuq e Zi akuzoi Hoxhën për dhunë fizike ndaj aktivistëve të saj dhe ‘terrorizim’ të qytetarëve, si një gjobvënës i qytetarëve të lirë.
/IDEA/