Tiranë, grabitet banka tek Tirana e Re

Persona të armatosur kanë tentuar të grabisin paraditen e sotme filialin e “Tirana bank” në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Selitës në rrugën "Irfan Tomini" ku dy persona të armatosur pa maska, me të hyrë në filialin e bankës kanë kërcënuar me armë punonjësit dhe më pas kanë marrë një sasi parash prej 200 mijë lekësh të rinj.
Menjëherë pas ngjarjes dy personat ende të paidentifikuar janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet paraprake.