E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabitet filiali i një banke. Grabitësit, 3 të armatosur

(UPDATE) Grabitet ne mes te dites ne qender te Tiranes filiali i bankes NBG. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 9 e 15 minuta ne filialin e bankes qe ndodhet ne rrugen e Kavajes. Tre grabitesit e maskuar kane hyre ne ambientet e brendshme te bankes dhe vetem njeri prej tyre ka qene i armatosur. Ata i jane afruar arkes dhe ne prani te punonjsve kane rrembyer shumen e parave qe ndodhej aty ndersa rojet e sigurise nuk kane mundur te bejne dot asgje per ti ndaluar. Pasi kane realizuar qellimin te tre personat jane larguar nga vendi i ngjarjes.

Deshmitare te rastesishem i kane thene policise se grabitesit kishin prdorur nje motorr i cili ishte parkuar jo shume larg bankes. Policia ka marre ne pyetje te gjithe punonjsit qe ndodheshin ne filialin e bankes NBG ne momentin e grabitjes,ndersa ka marre edhe kasetat e kamerave te sigurise. Pas dshmive te tyre dhe verifikimeve te eksperteve eshte konstatuar se parate e grabitura kapin vleren e 3 milione e gjysme lekeve. Sa i takon identifikimit policia konfirmon se ende nuk ka asnj te dhene qe ti coje tek emrat e autoreve. Grabitja e bankave eshte kthyer ne nje problem shume shqetesues per policine e cila ka filluar te mendoje per rritjen e nivelit te sigurise ne to.

Gent Hazizi Azhornuar së fundi ( e martë , 10 gusht 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›