Ambasadori norvegjez kërkon nga Haga lirimin e Haradinajt
Në një letër në mbrojte të Haradinajt, të cilën e ka dërguar si “qytetar privat”, ambasadori Kvale “i ka dhënë përkrahje të plotë” përpjekjeve të avokatëve që “Haradinajn ta kthejnë në Kosovë”, raporton Radio B92, duke u mbështetur në agjencinë Beta.
Mbrojtja e Haradinajt, letrën e ambasadorit norvegjez ia ka dorëzuar gjykatës në favor të kërkesave për lirimin e përkohshëm të Haradinajt. Ambasadori norvegjez në letër paralajmëron se “mungesa” e Haradinajt nga Kosova “aktualisht krijon vakum politik, i cili shumë lehtë mund ta destabilizojë Kosovën, skenar ky që askush nuk e dëshiron”.
“Ramush Haradinaj është shumë i nevojshëm si lojtar i rëndësishëm në skenën politike të Kosovës, jo vetëm partisë së tij, por edhe më shumë për shkak të ndërtimit të demokracisë së qëndrueshme. Që kur e njoh, Haradinaj ka qenë faktor politik stabilizues edhe në nivelin lokal edhe më gjerë në Kosovë”, ka shkruar ambasadori Kvale, transmeton Koha Ditore.
Duke përmendur se “Kosova si shtet i ri, i cili po bën përpjekje të gjejë rrugën e vet drejt demokracisë së zhvilluar parlamentare”, për çka nevojitet “opozitë e fuqishme dhe serioze”, diplomati norvegjez vlerëson se “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e vetmja parti opozitare me profil të qartë” për shkak të kontributit kyç të Haradinajt.
Ambasadori Kvale ka vlerësuar se “nuk ekziston rreziku që Haradinaj të mos kthehet në gjykim”, pasi që në rastet e mëhershme gjithmonë iu ka përgjigjur tribunalit vullnetarisht.
“Besoj se kështu do të jetë edhe nëse Haradinaj lirohet dhe kthehet në Kosovë deri në fillimin e gjykimit”, shkruan ambasadori.
“Ne respektojmë Tribunalin e Hagës dhe vendi im gjithnjë ka përkrahur aktgjykimet që ka sjellë. Kësisoji është edhe me procesin Haradinaj”, ka theksuar ambasadori Kvale, transmeton B92.