Tirane hapet gjyqi i pronave

Në prani edhe të një përfaqësueseje të ambasadës amerikane ka nisur në Gjykatën e Tiranës gjyqi civil për cështjen e pronësisë mbi 275 hektarë tokë në Hamallaj, padi e depozituar nga trashëgimtarë të Toptanasve, të cilët kërkojnë njohjen e pronësisë për këtë sipërfaqe.
Por kjo sipërfaqe toke pretendohet edhe nga familja dhe të afërm të gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi, e cila ka fituar edhe cështjen në Gjykatën e Lartë në muajin maj të këtij viti.
Konomët në këtë proces nuk janë palë, pasi kërkues dhe të paditur janë trashëgimtarë te familjeve Toptanse dhe Agjencia Kombëtare e Kthimit të Pronave.
Megjithatë, pak ditë para nisjes së këtij gjyqi, familja e gjyqtarit të vrarë, nëpërmjet letrave publike, adresuar presidentit, kryeministrit dhe disa ambasadave, kërkoi ndihmë për zhvillimin e një procesi të drejtë.
Gjyqatari Arjan Aliaj nuk e plotësoi kërkesën e familjes Toptani që këmbënguli që t’i vihej në dispozicion dosja për trashëgiminë e 275 hektarëve në Hamallaj.
Në seancë përfaqësuesi i AKKP-së, Erkan Dollani, tha se dosja nr.421 që mban datën 1 nëntor 2010 është sekuestruar nga prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë dhe për këtë arsye ajo nuk mund t’i vihet në dispozicion palës paditëse.
Më tej gjyqtari dëgjoi pretendimet e avokatit Tonin Prendi, përfaqësues i familjes Toptani, i cili depozitoi provat që sipas tij vërtetojnë se Nazmi Toptani, Bihter Toptani, Alma Struga, Rezart Mullai, Jusuf Hamzaraj etj, janë trashëgimtarë të 275 hektarëve që shtrihen në katër fshatra të bashkisë Sukth të Durrësit.
Për të dëgjuar pretendimet e AKKP-së, seanca u shty për në pesë dhjetor.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Fier, “Snajperi” prangos trafikantin
Policia e qytetit të Fierit ka vënë në pranga një 22-vjecar të akuzuar për trafik armësh dhe droge. "Gërdeci", shtyhet pretenca
Rikthehen ne procesin Gerdeci disa nga banoret e prekur nga shperthimi tragjik i 15 marsit 2008. Ndryshe nga dhjetra seanca te meparshme, ku e vetmja banore qe ndiqte kete proces ishte vetem Zamira Durda, per te degjuar pretencen ishin te pranishem ne salle edhe tre gra te tjera, te cilat kane humbur familjaret e tyre. Shkodër, trenat grabiten cdo jave
Në Shkodër, trenat grabiten nga grupe të organizuara, të cilat vendosin barrikada mbi shinat e trenit, kërcenojnë makinistet dhe marrin mallrat mbi vagona. "Konomi", Halimi: Presim rezultatin e Prokurorisë
Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi deklaron se do të merren në shqyrtim të gjitha pretendimet e paraqitura në letrën e hapur që familja e gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi i drejtoi atij, kreut të vendit dhe numrit dy të Këshillit të Larrtë të drejtësisë.
Rrëzohet dënimi për Aldo Baren
Dënimi me burgim të perjetshëm për Alfred Shkurtin apo Aldo Baren i shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Renda, u prish nga Gjykata e Apelit me argumentimin per shkelje te renda proceduriale.
Lajmet kryesore
Rrëzohet dënimi për Aldo Baren
Apeli e rikthen për gjykim në Shkallën e Parë
Rama: Dua përgjigje për paktin
Berisha: Debat me Ramën në 2013
Topi: Të lihen pas mllefet e retorikat boshe
Censusi, verifikimi, pas deklarimit