E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti libian ofensive e re drejt Sirtes


Forcat e qeverisë së përkohshme libiane kanë lëshuar një ofensivë të re kundër bastionit të mbështetësve të Gadafit, Sirtes. Artileria dhe goditjet me tank janë duke u përdorur aktualisht, përpara se një sulm në shkallë të gjerë të nisë me synim marrjen e qendrës së qytetit.

Qindra civilë të tjerë janë duke u arratisur nga qyteti për të disatën ditë me radhë, ndërsa punonjësit humanitarë frikësohen se mund të ketë me mijëra të tjerë që e kanë të pamundur të largohen. Në jug, më shumë se 1 200 emigrantë afrikanë janë duke u evakuar drejt Çadit.

Forcat e Këshillit të Qeverisë së Përkohshme libiane kanë rrethuar SIrten me shumicën e artilerisë që disponojnë, ndërsa rezistenca vazhdon prej më shumë se tre javësh në LibiaLibi, SHBA: Zhduken 20 mijë raketa antiajroreGhaddafi: Pres martiriziminLibi, rebelët hyjnë në qytetin e Gaddafi-t vendlindjen e ish-diktatorit. Një drejtues ushatarak u shpreh se pritet që kjo të jetë ofensiva përfundimtare ndaj qytetit, edhe sepse forcat besnike të Gadafit, të izoluar, kanë mbetur praktikisht pa rezerva ushqimore.

Megjithatë, ai shtoi se ushtarët e qeverisë së përkohshme janë përgatitur për t’u përballur me një betejë që do të vazhdojë në brendësinë e qytetit dhe nga shtëpia në shtëpi. Në mënyrë që të pengojnë avancimin e tanqeve deri në qendër të Sirtes, mbrojtësit e qytetit kanë djegur makina dhe i kanë vendosur ato në mesin e rrugëve për t’i bllokuar.

Sirte është vendlindja e diktatorit, vendndodhja e të cilit është ende e panjohur. Qyteti tjetër i vetëm në të cilin vazhdon rezistenca është Sabha, në jugun e vendit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Rrëzohet dënimi për Aldo Baren
Apeli e rikthen për gjykim në Shkallën e Parë
Rama: Dua përgjigje për paktin
Berisha: Debat me Ramën në 2013
Topi: Të lihen pas mllefet e retorikat boshe
Censusi, verifikimi, pas deklarimit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›