Tirane homazhe per mbretin Zog

Kanë nisur në Pallatin e Brigadave, në Tiranë, homazhet në nder të mbretit Zogu I, eshtrat e të cilit mbërritën një ditë më parë në vendin tonë.
Persona të shumtë, mes të cilëve edhe zyrtarë, po marrin pjesë në këtë ceremoni, ku i pranishëm është edhe përfaqësuesi i familjes mbretërore, princi Leka.
Ndërkohë, pak pas mesditës do të bëhet inaugurimi i Mauzoleut të familjes mbretërore, ku do të bëhet edhe rivarrosja e monarkut.
Rivarrosja e mbretit Zog me një ceremoni zyrtare ka qenë në qendër të debateve jo vetëm mes politikanëve por edhe historianëve.
Disa prej këtyre të fundit shprehën skeptikë në lidhje me rolin e mbretit Zog në histori-bërjen e kombit tonë, ndërsa të tjerë e vlerësojnë si themeluesin e shtetit modern shqiptar.
Ahmet Zogu lindi në 8 tetor të vitit 1895. Ngjitja e tij në krye të shtetit shqiptar ka qenë graduale. Ai mbajti dy herë postin e kryeministrit fillimisht nga 26 dhjetori i vitit 1922 deri në 25 shkurt të 1924 dhe për periudhën e shkurtër nga 6 janari deri në 31 janar të 1925.
Pas 31 janarit, me vendosjen e republikës, veç postit të kryeministrit, Zogu mbante edhe atë të presidentit. Në vitin 1928 Zogu shpalli veten mbret dhe qëndroi në pushtet deri në 7 prillin e 1939-ës, kur u largua nga Shqipëria pas pushtimit italian.
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore jetoi në Angli me shpresën e rikthimit në pushtet pas çlirimit. Monarkia u shfuqizua në vitin 1946 me ardhjen në pushtet të komunistëve.
Megjithatë, Zogu vazhdonte të pretendonte fronin mbretëror dhe me vdekjen e tij në vitin 1961, mbret i shqiptarëve u shpall Leka Zogu I.