E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre ligjet PD thirrje opozites per votim

Kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi i bëri thirrje opozitës që të ulet në Komisionet Parlamentare për t'i kaluar projektligjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

"Ne mirëpresim cdo propozim dhe jemi të hapur për cdo ndryshim nëse opozita na e jep këtë mundësi. Ne biem dakord për lirimin e të burgosurve, por nuk arrijmë të biem dakord për miratimin e tre ligjeve të rëndësishme që do t'i hapnin rrugë integrimit të vendit", tha Patozi.

Sipas tij, asgjë nuk mund ta justifikonte në të ardhmen mosvotimin e reformave dhe për rrjedhojë humbjen e statusit, sidomos në këtë 100-vjetor të Pavarësisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›