Tiranë, homazhe për shkrimtarin Morava

Në Tiranë janë zhvilluar homazhe në nder të shkrimtarit Syhdi Morava, që ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje.
Kolegë dhe miq të tij kanë përcjellë për në banesën e fundit shkrimtarin, i cili ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë.
Morava do të mbahet mend si shkrimtari rebel që sfidoi udhëzimet e regjimit komunist, veprim për të cilin ai bëri 8 vjet në burgun e Spacit.
Mes romaneve më të njohura të tij janë “E zhdukura”, “Burri i së dashurës sime”, etj.