E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, humb jetën një person, bie nga kati i katërt i një pallati

Një person ka gjetur vdekjen duke rënë nga kati i 4 i një banëse në rrugën e Elbasanit në Tiranë. Si pasojë ka mbetur i vdekur 59 vjecari, Sotiraq Përmeti dhe shak i rënies së tij nga lartësia ka qenë një problem shëndetësor. Mësohet nga burime policore se viktima vuante nga luhatje të mëdha të tensionit dhe mendohet se kjo ka bërë që ai të humbasë ekuilibrin dhe të bjerë nga një lartësi prej 10 metrash.

Po të njëjtat burime pohuan se viktima kishte hipur në taracën e banesës së tij për të rregulluar antenën e televizionit. Në këtë çast Sotiraq Përmeti ka patur një moment luhatje të tensionit dhe si pasojë ka rënë nga lartësia, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje kanë mberritur edhe forcat e policise, të cilat kanë bërë ekspertizat e para.

Gjithashtu edhe ambulanca ka mbërritur menjëherë, por pa mundur të kthejë në jetë 59 vjecarin. Komshinjtë e viktimës shprehen se ai bënte një jetë mjaft të rregullt dhe nuk kishte shfaqur shenja depresive, por ata pohuan se ai vuante nga luhatjet e mëdha të tensionit dhe ky mund të jetë shkaku sipas tyre. Trupi i viktimës është shoqëruar për në morgun e Tiranës, ku edhe do të kryhen ekspertiza më të thella për të përcaktuar saktë shkakun e vdekjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›