Dopingu, legjenda Armstrong shkurorëzohet nga trofetë e fituar
Lance Amstrong është zhveshur nga të shtatë titujt e tij të Turit të Francës nga organi drejtues i çiklizmit. BBC-ja raporton sot se Organizata Ndërkombëtare e Çiklizimit, UCI ka pranuar gjetjet e hetimit të Agjencisë Amerikane të Antidopingut për Armstrong.
Presidenti i UCI-së, Pat McQuaid tha: “Lance Armstrong nuk ka vend në çiklizëm, Ai meriton të harrohet”.
Zoti McQuaid shtoi se Armstrong është zhveshur nga të gjitha rezultatet që nga 1 gushti 1998 dhe është dënuar përjetë për doping.
Në atë që ai e quajti një ditë të shënuar për çiklizmin, irlandezi i cili u bë presidenti i UCI-së në vitin 2005, tha se nuk do të jepte dorëheqjen.
“Kjo është një krizë, kriza më e madhe e çiklizmit që jam përballur. Preferoj ta shoh krizën si një mundësi për sportin tonë dhe për këdo të përfshirë në të, për të parë përpara. Çiklizmi ka të ardhme. Kjo s’është hera e parë që çiklizmi arrin në udhëkryq, ose që duhet të rinisë”.
41-vjeçari Armstrong mori një ndalesë të përjetshme nga Usada për atë që organizata e cilësoi si programin më të sofistikuar dhe të suksesshëm të dopingut që sporti ka parë ndonjëherë.
Amerikan i cili mposhti kancerin për t’u rikthyer në çiklizmin profesional fitoi Turin e Francës shtatë vite rrjesht 1999-2005. Ai ka mohuar gjithmonë akuzat për doping por nuk zgjodhi kurrë për t’i luftuar ato.
Ndërkohë komiteti i UCI-së do të mblidhet të premten për të diskutuar nëse do të rialokuojnë titujt e Armstrong-ut të Turit të Francës.
/IDEA/

