E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, i grabit varësen një 55-vjeçareje, arrestohet autori

TIRANË- Një grua është bërë pre e grabitjes mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ‘Ismail Qemali’ në kryeqytet, ndërsa gruas në fjalë i kanë grabitur me forcë varësen e floririt.

Ndërhyrja e menjëhershme e një patrulle të komisariatit nr, 1 ka bërë të mundur arrestimin e grabitësist.

Sipas policisë gruaja e grabitur është shtetësja K. Kurti 55-vjec, ndërsa autori i vënë në pranga u identifikua si Kristjan Llesh Lleshaj

Hetimet për këtë ngjarje vijojnë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›