E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ëndrra e një nate vere” çel sezonin në Teatrin Kombëtar

TIRANË- Komedia "Ëndrra e një nate vere" ishte dhe vepra që mbylli sezonin artistik në skenën e Teatrit Kombëtar. Një vepër e realizuar për skenë nga regjisori amerikan John Blondell, i cili arriti të sjellë vërtet një risi për publikun e kryeqytetit. Dy orë e 10 minuta pothuaj nuk u ndjenë në një zgjidhje regjisoriale tepër të veçantë, me një lojë aktorësh ritmike, kur krahas dialogjeve, humori përcillej edhe nëpërmjet lëvizjeve të trupit.

"Ëndrra e një nate vere” u ndërpre në muajin qershor për publikun, por pranë Teatri Kombëtar bëjnë të ditur se vepra do të jetë e para që do të çelë sezonin artistik që do të nisë në muajin shtator. Vepra ka qene një nga premierat që solli në skenë dhe disa nga emrat më të njohur të skenës dhe një nga element e realizuar të regjisorit ishte nxjerrja në pah e çdo personazhi, pavarësisht peshës së rolit, secili mbështillej me petkun e një personazhi kryesor.

Mes kastës së aktorëve Blondel ngjiti në skenë Ervin Bejlerin, Klea Konomin, Erjona Kakeli, Indrit Çobani, Elia Zaharia, etj. “Ëndrra e një nate vere” ishte premiera e 31 majit në skenën e Teatrit Kombëtar dhe ajo trajton temën universale te dashurisë dhe pështjellimet e saj: epshin, zhgënjimet, çoroditjen dhe martesën.

Përmbajtja e veprës përqendrohet në tre ngjarje: përpjekjet dhe përvojat e dy çifteve të dashuruar në një pyll të magjepsur, bota e mbretit dhe mbretëreshës së zanave si dhe një grupi zejtarësh të rëndomtë që përpiqen të vënë në skenë një pjesë të quajtur “Pirami dhe Tisba” për nder të dasmës së Dukës së Athinës. E gjithë kjo histori pritet të jetë në skenë në muajin shtator kur vepra do t'e rikthehet për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›