E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, i sekuestrohen në banesëarsenal armësh, kapet 40 vjeçari

TIRANE -  Një automatik, 200 fishekë dhe dy pistoleta u sekuestruan mbrëmjen e djeshme në një banesë në rrugën "Mihal Grameno" të Tiranës.  Forcat e Komisariatit Numër 1 gjetën armët pas kontrollit në banesën e shtetasit Adnan Qorri 40 vjeç nga Berati.

Policia e Tiranës kishte marrë disa informacione në rrugë informative për sasinë e armatimit dhe menjeherë kishte nisur operacionin e kontrollit.

Blutë e komisariatit numër 1 arrestuan në flagrancë 40 vjeçarin Adnan Qorri dhe sekuestruan arsenalin e armëve. 40 vjeçari dyshohet edhe si poseidues të lëndës narkotike. Policia nis hetimet për të zbuluar destinacionin e armëve.

(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›