Tragjedia e Gërdecit, sot vendimi i Gjykatës së Apelit
TIRANE - Gjykata e Apelit e Tiranës pritet të japë vendimin për 29 të pandehurit e tragjedisë së 15 marsit në Gërdec. Vendimi do të shpallet sot, rreth orës 15.00, nga treshja gjykuese Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri.
Vendimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë u apelua nga prokuroria, e cila kërkon që të deklarohen fajtorë 28 persona për tragjedinë e 15 marsit të 2008-ës në Gërdec, mes të cilëve edhe shoqëria “Albademil” dhe vetëm për Lavdi Shatron të tërhiqen aktet e gjykimit. Ndërkohë, të gjithë avokatët e të pandehurve, gjatë shqyrtimit gjyqësor, kanë këmbëngulur për pafajësi si dhe kanë kërkuar rrëzimin e vendimit të shkallës së parë, ku pjesa dërrmuese e tyre janë dënuar.Apeli duhej të kishte dalë me një vendim disa ditë më parë, por më 4 shkurt, kreu i trupës gjykuese kërkoi kohë, duke u shprehur se nuk ishte gati, pasi dosja ishte shumë voluminoze.
Në vendimin e gjykatës së Tiranës për procesin ‘Gërdeci’, 10 prej 29 të akuzuarve u shpallen të pafajshëm; për një prej tyre do të rishqyrtohet çështja, ndërsa për 18 të akuzuarit e tjerë u dhanë në total 97 vjet burg.
Sipas vendimit të gjykatës, Dritan Minxholli, ish-përgjegjësi i fabrikës së demontimit të armëve, u dënua me 18 vjet burg; ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari, po me 18 vjet burg ndërsa administratori i fabrikës “Alba-Demil”, Mihal Delijorgji, u dënua me 10 vjet burg, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm nën akuzën e vrasjes; por, Gjykata i dënoi ata për "shpërdorim detyre" dhe "shkatërrim të pronës".
Gjykata e Tiranës dënoi me 10 vite burg Sokol Ngjecin dhe me 6 vjet, ish-Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha.
Redaksiaonline
(s.g/shqiptarjaonline.com)