E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, i vënë granatë te derae shtëpisë, vritet jordaneze

Të tjera rreth shkrimit FOTO- VIDEO- Nga vendi i ngjarjes TIRANE-  Shtetasi jornadez Anuar Izik gjeti vdekjen sot në mëngjes nga shpërthimi i një granate të vendosur në portën e jashtme të banesës private ku jetonte.  Izik, i martuar me një grua shqiptare punonte si shef i financës në Fabrikën e Çimentos në Fushë Krujë. Banesa 2 katëshe ku ndodhi shpërthimi është rreth 500 metra në vijë ajrore nga Ambasada Amerikane, (prapa godinës së ambasadës) në rrugën e Elbasanit. Shpërthimi i orës 08:05 minuta u dëgjua në të gjithë zonën e rrugës së Elbasanit dhe në pjesën më të madhe të qendres së Tiranës.

ORA 11: 00 AMBASADA PALESTINEZE: NUK ESHTE SHTETAS I YNI
Ambasada palestineze e pyetur nga Shqiptarja.com deklaroi se shtetasi Anuar Izik nuk është palestinez por me shtetësi jordaneze. Fillimisht nga policia u tha se ishte shtetas palestinez.

Ora 10: 50 RENEA TE FABRIKA E CIMENTOS
Forcat e RENEA-s kanë shkuar në fabrikën e çimentos, vendi ku punonte shtetasi Anuar Izik. Ndërkohë që korrespondeti i Shqiptarja.com informon se RENEA nuk lejon gazetarët t'i afrohen fabrikës së çimentos.

ORA 10: 08 HETOHET PISTA E KONFLIKTEVE MES BANOREVE TE ZONES DHE PRONAREVE TE FABRIKES
Paraprakisht pista kryesore e hetimit është ajo e mosmarrëveshjeve mes pronarëve të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë dhe banorëve të zonës.

ORA 09: 49 DYSHOHET SE GRANATA  ESHTE LIDHUR ME MEKANIZMIN E PORTES 
Sipas dëshmive të para, të dhëna në polici, të cilat u referohet shqiptarja.com, Izik i martuar me një grua shqiptare kishte dalë në mëngjes nga banesa për të dërguar djalin e tij të vogël në kopësht. Më pas është kthyer në banesë. Në momentin kur ka dashur të dalë për herë të dyta nga shtëpia, (ndoshta për të shkuar në punë) ka ndodhur dhe shpërthimi. Policia dyshon se granata është lidhur me mekanizmin e mbylljes dhe hapjes së portës.

ORA 09: 05 NE VENDNGJARJE NJESIA E ANTIEKSPLOZIV DHE PJESETARE TE AMBASADES AMERIKANE
Njësia antieksploziv, ekspertë të kriminalistikës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po heton. Ndërkohë që zona është rrethuar me shirita. Po kështu 6 ekspertë të kriminalistikës me veshjet e tyre janë futur brenda në banesën private për të kryer veprimet e para hetimore. Pjesëtarë të ambasadës amerikanë ndodhen në vendin e ngjarjes për të mësuar më tepër rreth asaj cfarë ndodhi.

Ora 08: 59: POLICIA: GRANATA ISHTE VARUR TE PORTA E HEKURT
Policia thotë se shpërthimi ndodhi rreth orës 08:05 minuta. Nga të dhënat e para dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë varur një granatë dorë në portën e jashtme, me hekur, të banesës private dy katëshe. Në momentin kur shtetasi jordanez ka hapur portën granata ka shpërthyer duke I shkaktuar plagë të rënda në kraharor dhe në bark. Viktima gjeti vdekjen e menjëhershme.

Shtetasi jordanez me profesion inxhinier punonte prej disa kohësh punonte në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë. Fillimisht u mendua se ishte anëtar i trupit diplomatik palestinez në Tiranë por nga ekspertët e kriminalistikës ra poshtë versioni pas kontrollit që iu bë në banesë. Nuk janë të qarta shkaqet e shpërthimit në banesën prapa Ambasadës Amerikane. Policia ndodhet në vendngjarje dhe nis hetimet.  Lajmi u përcoll në media në orën 08: 19 minuta.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›