E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada italiane nuk e njohu diplomën e Bossi-t

Mësohet se Bossi kishte kërkuar njohjen e diplomës dhe laureimin e saj.

Kërkesa është bërë në fund të muajit korrik të vitit të shkuar, ku një shtetas shqiptar është paraqitur pranë ambasadës italiane, duke kërkuar njohjen e titullit të diplomës së Bossi-t. Ambasada ka bërë kërkime dhe sipas të dhënave të saj, mësohej se Bossi kishte mbaruar gjimnazin në vitin 2009, ndërsa një vit më vonë kishte marrë diplomën e shkollës së lartë, për të cilën duhen bërë tre vite studime.

Më pas, për rastin u ngarkua një avokat që kishte dërguar dokumentet në ambasadë, ku thuhej midis të tjerash se Renzo Bossi kishte mbaruar maturën në vitin 2007, por të dhënat bëjnë me dije se provimet i ka marrë pas disa tentativash, duke i kryer dy vite më vonë.

"Universiteti deklaroi më pas në media se Renzo Bossi ishte regjistruar aty në vitet 2007-2008, (pra para se të merrte diplomën e shkollës së mesme në Itali)", thuhet në njoftimin e ambasadës italiane. Pas nisjes së hetimeve në Itali për drejtuesin e partisë Lega Nord për shpërdorim fondesh, avokati shkoi në Ambasadë duke kërkuar tërheqjen e dokumenteve. /Start/

                                                                                             2012-05-09 08:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›