E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, i vihet flaka bredhit te artisteve

Artistet e rinj te kryeqytetit qe po ndertonin nje bredh zbukurimi ne qender te kryeqytetit jane sulmuar nga nje minoren, i cili i ka vene zjarrin nje mase polisteroli dhe eshte larguar me vrap.

Bredhi i artisteve te rinj ishte menduar te ndertohej me goma automjetesh, kanata dritaresh si edhe me masa katrore polisterol, ose e njohur ndryshe si “buke peshku”.

Ndersa artistet e rinj qe kishin fituar projektin per ndertimin e ketij bredhi zbukurimi kane qene ne pune e siper nje femije eshte afruar i ka vene zjarrin me cakmak dhe eshte larguar me pas.

Per shkak se polisteroli merr flake shpejt, njerezit e alarmuar kane lajmeruar zjarrfikset qe kane zbritur menjehere me forca te shumta edhe te policise se rendit.

Pasi zjarri eshte fikur artistet thane se, projekti per ndertimin e bredhit do te vazhdoje edhe pas ketij incidenti. Policia eshte vene ne kerkim te minorenit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›