E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energie Kotbus, konfirmohet kontratë për Skelën

Energie Kotbus po përgatit kontratën e re për mesfushorin Ervin Skela. Sipas marrëveshjes aktuale, fantazisti kuqezi parashikohet të qëndrojë deri në qershor 2009 (në fund të sezonit aktual) te klubi i Bundesligës.  

 32-vjeçari luan me skuadrën që prej janarit 2007, kur u transferua nga Askoli, pas një aventure të dështuar në kampionatin italian.

Prej asaj periudhe, Skela është shndërruar në një prej pikave të forta të Kotbus dhe gjatë sezonit të kaluar ishte protagonisti kryesor në mbijetesën në elitën e futbollit gjerman. Ka qenë presidenti i klubit, Ulrish Lepsh, ai që konfirmoi synimin për të mbajtur lojtarin e kombëtares shqiptare.

“Kontrata e Ervin Skelës është drejt përfundimit? Nuk mendoj se situata është kritike. Është e vërtetë që në këtë sezon nuk po shënon si më parë, por ai mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, tha Lepsh. “Skela është lojtari që mban topin dhe përgatit aksionet sulmuese të ekipit. Synimi ynë është që ta mbajmë”.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›