E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapet 57.8 gr heroinë, 3 në pranga

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi janë kapur me 57.8 gr lëndë narkotike e llojit heroinë.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije janë arrestuar shtetasit Albert Shkëmbi dhe Llazaraq dhe Franc Ropi të cilët janë kapur nga blutë e kryqytetit me drogë.
 

Sipas policisë droga është sekuestruar në aksin Tiranë-Elbasan në momentin kur Llazaraq dhe Franc Ropi ishin duke e blerë drogën nga Albert Shkëmbi.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të tre të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›