E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kërcënon të vrasë vëllanë futbollist,sherr për bastet

TIRANË - Kërcënon të vrasë me armë vëllanë e tij futbollist pas një sherri për bastet, por është arrestuar.

Ka qenë shtetasi Laert K., i cili pasi është grindur me vëllanë Igli K. ka nxjerrë pistoletën dhe ka kërcënuar vëllanë e tij. Ngjarja ka ndodhur në "Rrugën e Kavajës" dhe shkak mendohet se ka qenë vëllai Laert K, i cili humbiste para në baste. Policia ka sekuestruar armën tip pistoletë.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›