E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi: Integrimi të jetë në krye të axhendës së partive politike

10-05-2013 / Gazeta 55

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi ka deklaruar sot se pret nga partitë politike që ta vendosin axhendën e integrimit në krye të fushatës elektorale.
Duke folur në inagurimin e qendrës për informin të Bashkimit Europian, ambasadori Sequi theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është përgjegjësia e të gjithve.
“Besoj se shqiptaret e meritojnë Evropën dhe Shqipëria ka gjithë potencialin e mundshëm për ta realizuar këtë. Por kjo varet nga angazhimi i të gjithëve. Është përgjegjësi e të gjithëve të shtyjmë Shqipërinë të ecë drejt BE-së. Presim që axhenda e BE-së të jetë në krye të prioriteteve të partive politike gjatë fushatës”- tha ambasadori.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›