E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane konference kunder dhunes ndaj grave

Fushata 16 ditore kunder dhunes ndaj grave ka vijuar aktivitetet ne kete kuader me nje konference me teme Behu aktiv denonco dhunen. Gjate konferences Zv. ministria e puneve te brendshme Iva Zaimi ka deklaruar se miratimi i ligjit kunder dhunes ndaj grave ka dhene rezultat dhe kjo vihet re ne rritjen e numrit te denoncimeve. Zaimi ka vijuar me tej se fenomeni ne fjale eshte nje kauze qe na perfshin te gjitheve dhe me kete rast duhen marre te gjitha masat e nevojshme.
Gjate 9 mujorit te pare te ketij viti jane denoncuar 1423 raste dhune ku 75 e tyre kane ardhur prej zonave urbane ndersa ne zonat rurale edhe pse dhuna ekziston ne mase me te gjere denoncimet kane qene me te pakta. Keto jane disa prej shifrave te bera publike gjate konferences prej perfaqesues se drejtorise se policise se shtetit.
Fushata ne fjale ka nisur ne 25 nentor me nje proteste perpara parlamentit dhe do te vijoje me nje sere aktivitetesh te tjera pergjate diteve ne vijim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›