E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane konference per kendet amerikane te librave

Takimi

Nen kujdesin e Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane dhe Bibliotekes Kombetare ne kete institucion po organizohet konferenca rajonale e American Corner-ve. Vec specialisteve te ardhur nga Uashingtoni ne kete konference kane qene te pranishem ministri i Kultures z. Fredinand Xhaferaj dhe znj. Deborah A. Johnes zv/ambasadore e SHBA-se. Ne fjalen e saj Johnes theksoi se Ambasada Amerikane ne Tirane u kushton rendesi kendeve amerikane si vende qe mbledhin dhe informojne per ceshtje te ndryshme te shoqerise dhe kultures amerikane kryesisht te rinjte. Ishte pikerisht veprimtaria e suksesshme e tyre ne Shqiperi qe nxiti organizimin e kesaj konference ne Tirane me qellim shkembimin e ideve dhe pervojave tha Johnes. Ne Biblioteken Kombetare ne Tirane funksionon salla amerikane qe ofron literature ne gjuhen origjinale por njekohesisht sherben edhe per aktivitete kulturore. Nderkohe qe ministri Xhaferaj ka theksuar se rendesia e takimeve te tilla qendron jo vetem qe te mbeten ceremoniale por ne radhe te pare te jene takime te frytshme pune ne te cilat mesohet nga pervojat me te perparuara ne fushen e bibliotekonimise boterore. Kjo konference trajton rolin e kendeve amerikane ne bibliotekat e rajonit dhe do te vazhdoje deri me 30 shtator.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›