E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallen shtate kryevepra te trashegimise shpirterore

Komiteti Kombetar i Trashegimise Shpirterore i ka dhene statusin e kryeveprave shpirterore isopolifonise shpallur njekohesisht trashegimi shpirterore e UNESCO-s Eposit te Kreshnikeve ahengut shkodran dialektit verior dhe jugor kenges qytetare te Shqiperise se Mesme mjeshterise se te berit instrumente. Tashme keto kryevepra mbrohen me ligj dhe do hartohen projekte per ruajtjen e tyre

Listes se vlerave kulturore qe mbrohen me ligj i jane shtuar edhe shtate kryevepra te trashegimise shpirterore. Komiteti Kombetar i Trashegimise Shpirterore ne mbledhjen e organizuar dje ka vendosur mbi listen perfundimtare. Nder dukurite e vecanta te trashegimise shpirterore qe specialistet kane menduar se duhet te marrin statusin e kryeveprave jane isopolifonia shpallur njekohesisht trashegimi shpirterore e UNESCO-s Eposi i Kreshnikevepropozuar gjithashtu nga studiuesit te vihet nen mbrojtjen e UNESCO-s ahengu shkodran dialekti verior dhe jugor kenga qytetare e qyteteve te Shqiperise se Mesme mjeshteria e te berit instrumente. Komiteti Kombetar i Trashegimise Shpirterore ne krye te te cilit qendron ministri Ferdinand Xhaferaj ka ne perberje specialiste te njohur ne fushat perkatese etnologen Aferdita Onuzi koreografin Mjeshter i Madh Skender Selimin Ols Lafe si drejtor i Drejtorise se Trashegimise Kulturore ne MTKRS muzikologun dhe akademikun Vasil Tole muzikologun Klodian Qafoku Esat Ruken drejtor i Qendres Kombetare te Veprimtarive Folklorike dhe Eni Juca sekretare e Komisionit Shteteror te UNESCO-s prane Ministrise se Puneve te Jashtme. Ne pragun e Dites Kombetare te Trashegimise Kulturore 29 shtator dhe te Diteve te Trashegimise Europiane 29 shtator-3 tetor shpallja e kryeveprave te trashegimise shpirterore do te pasohet nga te tjera aktivitete qe do te organizoje Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Nderkohe sipas ligjit te miratuar ne vitin 2003 kryeveprat e saposhpallura te trashegimise shpirterore mbrohen me ligj dhe hartohen politika qe ndihmojne ruajtjen e tyre. Here pas here specialistet e fushes kane theksuar se disa prej ketyre dukurive rrezikojne te zhduken si pasoje e zhvillimeve dhe rrethanave shoqerore te diteve te sotme. Pikerisht per kete arsye ministri Ferdinand Xhaferaj se bashku me anetaret e Komitetit Kombetar te Trashegimise Shpirterore do te mbajne sot ora 13.00 nje konference per shtyp ku do te flitet per kryeveprat shpirterore e njekohesisht do te behet i ditur edhe kalendari i aktiviteteve qe do te mbahen per ditet e trashegimise. Gjate konferences do te behet e ditur perfshirja e Shqiperise me te drejta te plota si anetare e Komitetit Nderqeveritar te Konventes se Trashegimise Shpirterore. Kete pjesemarrje vendi yne e garantoi permes miratimit te ligjit ne vitin 2003 duke krijuar edhe KKTSH-ne organ kombetar pergjegjes per strategjine politikat e zhvillimit dhe per mbeshtetjen financiare per kete trashegimi. Ministri Xhaferaj do tu beje ftese subjekteve te aplikojne per projekte per ruajtjen e kryeveprave te trashegimise shpirterore. Gjirokastra nje qytet simbol per trashegimine kulturore ne vendin tone por pjese edhe e trashegimise boterore do te behet edhe qendra e organizimit te Diteve te Trashegimise Kulturore Europiane nga datat 1 deri me 3 tetor. Projekti eshte nje aktivitet qe zhvillohet nga te gjitha vendet e Europes pergjithesisht ne muajin shtator nen patronazhin e Keshillit te Europes duke synuar ruajtjen promovimin e vlerave te trashegimise kulturore si dhe rritjen e ndergjegjesimit te publikut per potencialet reale qe perben dhe paraqet kjo trashegimi. Sipas njoftimit te MTKRS-se aktivitet qe do te realizohen ne Gjirokaster do te synojne te paraqesin vlerat e trashegimise kombetare si pjese e trashegimise se madhe europiane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›