E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kontrolle në lokalet e natëspranga 36-vjeçarit për armëmbatje

TIRANE- Policia e Tiranës ka ushtruar një sërë kontrollesh në lokalet e orëve të vona të natës. Aksioni i mbrëmjes së të premtes, 23 gusht, është realizuar nga Shqiponjat dhe komisariatet e Tiranës. Nga kontrollet e ushtruara janë shoqëruar 12 të dyshuar.
 
Ndërkaq, gjatë këtij aksioni policor u arrestua në një nga lokalet e natës në kryeqytet shtetasi S. D, 36 vjeç, i cili ka emrin e ndryshuar D. J..
 
Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit iu gjet një arme tip pistoletë 9 mm pa leje.
 
Në këtë periudhë të verës ka ardhur në rritje edhe numri i të rinjve që frekuetojnë lokalet e natës, dhe kontrollet e ushtruara nga forcat e policisë synojnë të rrisin sigurinë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›