E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina përplas këmbësorin, vdes 53-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Laprakës në Tiranë ku 53-vjeçari Remzi Ibrahimi është përplasur nga një automjet në momentin kur ishte duke kaluar rrugën.
 

Menjëherë 53-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak por edhe pas ndërhyrjeve të mjekëve ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›