E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet 20-vjeçari në ujrat e lumit Vjosë

Selman Hoxha është hedhur në lumë për t’i shpëtuar vapës, por fatkeqësisht është mbytur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, njofton policia lokale.

Aktualisht, policia lokale së bashku me forcat e kërkim-shpëtimit (polumbarët) janë vënë në kërkim të trupit të pajetë, pasi atë e ka marrë përpara rrjedha e lumit.

Ky është rasti i parë gjatë këtij viti që një pushues humb jetën në ujërat e lumejve shqiptarë.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-24 18:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›