Tiranë, makina përplas një çift dhe largohet, drejtohej nga 17-vjeçar
TIRANE - Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë liqenit të thatë në kryeqytet, duke shkaktuar dy të plagosur. Mësohet se një mjet tip “Ford”, ngjyrë e zezë me targa Tirane, ka përplasur një çift që tentonin të kalonin nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Për pasojë bashkëshortët kanë mbetur të plagosur, teksa raportohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak. Mësohet se të plagosur janë Qamil dhe Meliha Xhaferri, përkatësisht 64 dhe 58 vjeç.
Ndërkohë makina u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa u gjet e braktisur pak minuta më vonë. Policia arriti të identifikojë drejtuesin, 17-vjeçarin Isli Salillari dhe bëri të mundur shoqërimin e tij në komisariat.
Forcat e policisë po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(er.nu/BalkanWeb)