Aksident në Levan-Tepelenë, zetori i pret rrugën makinës, 1 i vdekur, 4 të plagosur
TEPELENE – Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur, si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj, ku një makinë tip ‘Fuouristradë’ është përplasur me një zetor.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ndërsa mësohet se viktima është një grua, identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur.
Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i makinës “Fuoristradë”, Jetnor Mucaj, i cili udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën, e cila është në gjendje të rëndë. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur edhe dy personat që udhëtonin me motor, Ervin Zyka dhe Aleksandër Banaj.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se zetori i ka prerë rrugën makinës, në vendin e quajtur Kafaraj.
(vijon)
(er.nu/BalkanWeb)