E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

TIRANË - Një person ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një makinë pranë mbikalimit të Kamzës.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të ditës së enjte, viktima ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur u përplas për vdekje nga makina, drejtuesi i secilës qëndroi në vendngjarje.

Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur, ndërsa forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të sajë.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›