Urgjenca për shtet të shtetasve
Caserta është një qytezë në rrethinat e Napolit, ku gjendet pallati mbretëror i të dikurshmes Mbretëri të Napolit, apo e “Dy Siçilive” siç njihej kur Garibaldi i hyri sipërmarrjes së bashkimit të Gadishullit Apenin. Mbretëria sundohej nga burbonët, degë gjaku mbretëror që ka sunduar Francën dhe Spanjën për një mijëvjeçar. Kjo shpjegon edhe ngjashmërinë e pallatit të Casertës me të Madridit dhe Versajën e Parisit dhe me dy milionë metra katrorët e tij, është rezidenca mbretërore më e madhe në botë.
Me bashkimin e Italisë, e më pas zgjedhjen e mënyrës republikane të qeverisjes, pallati mbretëror u kthye në atraksion turistik, por jo vetëm. Në strukturën e tij është inkorporuar shkolla e administratës publike, nga ku Italia moderne nxjerr nëpunësit e saj që qeverisin provincat e vendit. Është edhe një mënyrë simbolike për të thënë se mbretërit e vërtetë të shtetit janë pikërisht nëpunësit e tij. Janë njerëzit që përbëjnë të quajturën burokraci, klasa ku mbështetet Italia moderne, dhe në përgjithësi shtetet nacionale të shekullit të 20-të e më tej.
Në dy vitet e fundit, kur fqinji ynë është përfshirë nga krizat politike, të cilat nuk janë gjë e re për një vend, i cili numëron më shumë qeveri se sa vite kalendarikë të pas Luftës së Dytë Botërore, ka qenë kjo administratë që ka mbajtur shtetin në kufijtë e legjitimitetit dhe qeverisjes. Kur aleatët e saj europianë ishin të shqetësuar se gjendja e saj e dobët mund të zhyste gjithë anijen e BE-së, Mario Dragi, produkt i shkollës qeverisëse italiane dhe njëkohësisht administratori i arkës së BE-së, e quajtur Banka Europiane, thoshte: “Mos u shqetësoni, Italia ka pilotin e vet automatik”. E kishte fjalën pikërisht për administratën italiane.
Në ditët e sotme është bërë e modës që të kërkohet një shtet sa më eficient, duke nënkuptuar një administratë sa më të pakët. Zbatimi pa kriter i kësaj kërkese, jo pak herë sjell deri në dobësim të llojit anoreksik të saj. Po të marrim në analizë rastin shqiptar, kushdo mund të konstatojë se nëse do që të mos mbarosh punë, drejtoju administratës. Ndërtimet pa leje janë simptomë e moskontrollit të territorit nga ana e shtetit dhe procedurave të ndërlikuara, rrjedhimisht korruptive për marrje lejeje. Informaliteti në ekonomi është për shkak të mungesës së rregullave, mosnjohjes së tyre nga administrata dhe kualifikimi i dobët i saj. Shembujt janë të pafund. Janë të gjitha faje të administratës, e cila nuk di të përshtatë kërkesat e kohës me kuadrin ligjor dhe strukturor të shtetit. Dhe në këto kushte, të bësh fjalë për një administratë të hajthme, kur nuk ke një procedurë korrekte rekrutimi, mungesë specializimi dhe sistem promovimi të ligjëruar, minimalisht është shenjë e mosnjohjes së realitetit; normalisht, injorancë politike; dhe konkretisht, si në rastin tonë, kriminalitet politik.
Të gjithë e mbajmë mend ardhjen në fuqi të Berishës dhe premtimet e tij për një administratë të paktë dhe eficiente. Në çdo gjuhë të botës, kjo nënkupton rekrutime nga ajka e prodhimeve universitare, specializime të ngushta, teknologji, rregulla rekrutimi dhe promovimi. Në terren u përkthye në mbushjen e radhëve të saj me ish- spiunë të SHIK-ut të Gazidedes, që ende vazhdonin përgjimin me vesh pas dere; fëmijë, gra, vëllezër e nipër të politikanëve; militantë dhe laureatë universitetesh skadentë. Qeveria, e quajtur “në dietë” përfundoi në obezitet, ku zëvendësministrat nuk kishin zyra dhe numri ishte aq i madh, sa kryeministri nuk mbante mend emrat e tyre, dhe gratë nuk e dinin që i kishin burrat të tillë. Qeveria që vuri kompjuterat si mënyrë për të kursyer letrën (askush nuk e kërkonte një lejfenizëm të tillë, përveç mediokritetit administrativ dhe marketingut fshataresk të Berishës), përfundoi duke mos përdorur as njërën dhe as tjetrën.
Sot jemi në kushtet kur administrata shqiptare, ajo që duhet të ishte udhëheqësja në rrugën e zhvillimit dhe stabilitetit, jo vetëm nuk ka hijen mbretërore të simotrave të saj europiane, por është inekzistente. Shteti është me pak ministri, por më mirë të mos ishin. Lufta haxhiqamiliste e Berishës ndaj shtetit dhe komponentëve të tij ka krijuar një frymë mosbesimi. Majmja me militantë bëri që t’i binte infarkti edhe asaj karikature që e quajmë shtet.
Por ajo që duhet sot dhe kanë nevojë shqiptarët si rishtarë në të qenit nënshtetas të shtetit të tyre është pikërisht prania e shtetit. Fillon nga forcimi i tij dhe komponentëve përbërës. Mund të nënkuptojë edhe shtimin e ministrive dhe administratës qendrore. Pasi nuk është numri i pakët i ministrive, një shenjë e efikasitetit të tij. Përkundrazi, një burokraci quhet eficiente kur është në gjendje të lëvizë me hapa të matur, brenda kufijve të arsyeshëm. Demontimi i monstrës që ka krijuar Berisha dhe quhet administratë publike, duhet të jetë hapi i parë drejt modernizimit të shtetit shqiptar. Britmat e tij prej Haxhi Qamili me kostum nuk duhet të kompleksojnë askënd. Dy herë që pati shansin, e la vendin të djegur dhe shtetin të rrënuar. Ndaj ai dhe pasuesit e tij janë njerëzit e fundit që mund t’iu dëgjohet fjala apo merren mend.