E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina përplas për vdekje të moshuarën

TIRANE - Një e moshuar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi u përplas nga një automjet në zonën e njohur si “Unaza e Re” në kryeqytet.

Burime të policisë bënë të ditur se e moshuara po kalonte në anën tjetër të rrugës, kur u përplas nga një makinë.

Mësohet se policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ndaloi drejtuesin e mjetit, ndërkohë që nisi hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Aktualisht nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›