E Diel, 1 Nëntor 2026

1 qershori, TEG mori aktivitetesh për fëmijët

Për të qenë sa më pranë fëmijëve në ditën botërore të tyre, qëndra më e madhe në vend TEG , ka organizuar një sërë aktivitetesh argëtuese me artistët e Cirkut të Tiranës, kërcim, balet , shfaqe dhe surpriza të cilat janë mbajtur në të dyja katet e qendrës. Nën atmosferën e kësaj ditë të vecantë nuk kanë munguar urimet dhë përshëndetjet nga të vegjlit.

Gjithashtu organizatorët e TEG janë kujdesur që argëtimi i fëmijëve të jetë në mënyrën sa më edukative duke përcjellë mesazhe mirësjellje tek ato. Po ashtu janë vënë në dispozicion rreth 20 bicikleta në aktivitetin Ecovolis Junior dhe improvizimi i një korsie ku fëmijët u trajnuan në pedalim dhe fituesi i garës mori një bickiletë dhuratë. TEG gjithashtu do të jetë me aktivitete intensive për fëmijët edhe në javët në vijim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›